Jusufi pyet Andreun

Jusufi pyet Andreun / Fatima pyet Marinë

Jusufi: «Kam dëgjuar se Bibla është ndryshuar dhe shtrembëruar!»

Andreu: «Mos u ngut! Së pari, Kur´ani fuqishëm pohon se Bibla është
Fjala e Perëndisë dhe asnjë njeri nuk mund ta ndryshojë Fjalën e Perëndisë!

Gjithashtu, edhe vetë Bibla dëshmon për frymëzim e saj hyjnor, duke vërtetuar
se me të vërtetë është Fjala e shkruar dhe eshpallur nga Perëndia.

Nëse dikush thotë se Bibla është ndryshuar dhe shtrembëruar, ai duhet të jetë i sjellshëm sa të japë dëshmi të nevojshme dhe t`iu përgjigjet këtyre pyetjeve:

- Kur dhe pse ndodhi kjo?
- Kush e ndryshoi atë?
- Ku është, atëherë, Bibla origjinale?»

__

Fatima: «Të krishterët kanë përkthime të shumta të Biblës
(versione të ndryshme)».

Maria: «Këto përkthime, në fakt, nuk janë bërë nga tekste të ndryshme, por përkthime të ndryshme nga i njëjti tekst i origjinalit. Dihet se Bibla është përkthyer në shumë gjuhë Madje ekzistojnë edhe përkthime moderne nga e njëjta gjuhë, meqë çdo gjuhë pëson ndryshime me kalimin e kohës.

Megjithatë, kuptimi dhe mesazhi i tekstit nuk kanë ndryshuar».

__

Jusufi: «Perëndia nuk ka fëmijë!»

Andreu: «Pajtohem me ty që Perëndia nuk ka pasur marrëdhënie fizike me Marinë,
dhe pastaj si pasojë e kësaj të lindte biri i tij i «vetëm». Fjala «Biri» në këtë kontekst tregon lidhjen unikndërmjet Atit Perëndi dhe Jezusit, Birit të Tij.

Jezusi ishte aq i afërt me Perëndinë4, ashtu si një bir me të atin e vet.
Ne njerëzit përdorim shumë shrehje ilustruese për të shprehur një marrëdhënie të posaçme. Në arabisht, për shembull, për «udhëtarin» përdoret shprehja «biri i rrugës».

Këta shembuj janë vetëm përpjekje ose shenja për të na sjellë më afër kuptimit të Perëndisë, meqenëse ne njerëzitnuk mund ta kuptojmë Perëndinë plotësisht, sepse Ai është shpirt!»

__

Fatima: «Jezusi nuk mund të jetë Perëndi!»

Maria: «Jezusi ka qenë i vetmi person që ka jetuar në këtë botë
pa bërë asnjë mëkat.

Jezusi ishte me të vërtetë «Perëndia me ne» meqë ai thoshte «Unë dhe Ati jemi një.» Jezusi, si qenie njerëzore, ishte pamja fizike e Perëndisë në tokë.

Asgjë nuk është e pamundshme për Perëndinë.7 Nëse Ai dëshiron të paraqitet në Tokë në një mënyrë të tillë dhe njëkohësisht ta sundojë gjithësinë, kush mund ta pengojë?

Të krishterët janë gjithsesi monoteistë, domethënë ata besojnë në një Zot të vetëm, ashtu si thotë Bibla.»

__

Jusufi: «Jezusi nuk është kryqëzuar!»

Andreu: «Ka dëshmi të qarta për kryqëzimin e Jezusit:

1) Kryqëzimi është parathënë nga profetët në Besëlidhjen e vjetër
2) Jezusi e ka paralajmëruar vdekjen e tij në hollësi të mëdha
3) Dëshmitarët e ngjarjes (apostujt) kanë dëshmuar për të
4) Historianët kanë shkruar për të
5) Dëshmia e atyre, të cilëve iu ndryshua jeta».

__

Fatima: «Jezusi ishte profet vetëm për Izraelin,
kurse Muhamedi ishte i universal!»

Maria: «Gjatë shërbimit të tij, Jezusi kryesisht i mësoi nxënësit1 e vet që të përgatiteshin për detyrën e përhapjes së Ungjillit në gjithë botën. Megjithatë, herë pas here Jezusi iu drejtohej edhe të tjerëve, të cilët e dëgjonin me padurim.

Në fund të misionit të tij në tokë, Jezusi dha Detyrën e madhe nxënësve të tij dhe i porositi të shkonin në mbarë botën e të predikonin Ungjillin të gjithë popujve. Kjo tregon se mesazhi i Jezusit i drejtohet të gjithë popujve të botës.

Të lutem vëreje se edhe Kur’ani4 konfirmon universalitetin e Jezusit!»

__

Jusufi: «Ekziston vetëm një Zot, jo tre në një Trinitet!»

Andreu: «Të krishterët përfundimisht besojnë se ka vetëm një Zot!
Bibla e përshkruan atë në tre persona2: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt.
Kemi shumë shembuj në natyrë ku treshi është i barabartë me një psh.
dielli përbëhet nga trupi, nxehtësia dhe drita.

Mësimi biblik mbi Trinitetin na ndihmon ta njohim Zotin më mirë. Zoti ka dëshirë të na zbulohet, kjo është një arsye pse Jezusi erdhi në këtë botë.»

__

Fatima: «Ungjilli i Barnabës është Ungjilli i vërtetë!»

Maria: «Mjaft ekspertë e kanë studiuar këtë «Ungjill» dhe kanë dëshmuar
se është falsifikuar dhe nuk i përketë Bibës. Gjithashtu, ai u shkrua shumë shekuj pas katër ungjijve. Në shumë vende bie ndesh me Biblën dhe me Kur`anin. Për shembull Jezusi merr rolin e atij që përgatit rrugën e Mesisë, ndërsa Muhamedi quhet Mesia.

Po ashtu ka edhe disa gabime gjeografike dhe historike, që dëshmojnë se autorit i mungonte njohuria e nevojshme e dorës së parë».

 __

Jusufi: «Muhamedi është parathënë në Bibël!»

Andreu: «Fragmentet që përmendëm nuk bëjnë fjalë për Muhamedin, gjë që mund të shihet qartë pas një studimi të kujdesshëm të teksteve përkatëse.

Profecitë e Besëlidhjes së vjetër i referohen Jezu Krishtit si profeti i ardhshëm. Profeti do t’i ngjajë Moisiut: «Profet siç jam unë (Mosiu), do të zgjojë Zoti, Hyji yt, prej vëllezërve të tu (izraelitëve). Atë dëgjoje!»

Jezusi e plotëson ngjashmërinë e Moisiut sepse ai bëri një besëlidhje të re,
e njeh Perëndinë drejtpërsedrejti, dhe bëri shenja e mrekulli të mëdha.

Rreshtat në Besëlidhjen e re flasin qartë për Shpirtin Shenjt e jo për Muhamedin. Për shembull, kur Jezusi thotë: … »Ai do të jetë në ju …» fjalën e ka për Shpiritin Shenjt, sepse si mundte Muhamedi, i cili ishte vetëm njeri, të jetonte në nxënësit e Jezusit?»

__

Fatima: «Rruga për të hyrë në parajsë është nëpërmjet veprave të mira!»

Maria: «Parajsa ose qielli është një vend i përkryer dhe i shenjtë1 – një njeri duhet të jetë 100% i përkryer2 që të jetë i denjë për të hyrë atje!

Madje edhe nëse përpiqemi shumë që përmes veprave të mira3, kurrë nuk do të arrijmë kriterin e Zotit dhe të jemi krejtësisht të pamëkatë. Zoti e di këtë dhe për këtë arsye ai na ofron mundësinë të pastrohemi plotësisht përmes flisë së Jezu Krishtit.

Jezusi është zëvendësi, i cili ka paguar për mëkatet tona.

Në qoftë se e pranon këtë ofertë, do të të sigurohet një vend në parajsë.

Pastaj do të jesh mirënjohës dhe nga mirënjohja do të dëshirosh të bësh vepra të mira.»

 

 

 

 

Öffnungszeiten

Montag bis Freitag
9-12.30 und 13-18 Uhr

Samstag
9-16 Uhr

 

Wir freuen uns auf Ihren Besuch!